“Vëllai i 27-vjeçares mund të shpërthejë”, gazetarja: Rasti rrezikon vetëgjyqësi
Moderatorja Evis Ahmeti ishte këtë të martë e ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku foli për ngjarjen e rëndë të vdekjes së Sibela Abedinit.
27-vjeçarja vrau veten duke u hedhur nga kati i katërt ndërsa si pistë kryesore që e ka çuar në aktine rëndë është paraqitur shantazhi. Ajo dyshohet të jetë shantazhuar nga personazhi i TikTok, Altin Çoku i cili dyshohet se kishte shpërndarë foto intime ku dukej bashkë me të ndjerën.
Ahmeti tha në studion e Euonews Albania se vëllai i të ndjerës mund të kalojë në vetëgjyqësi.
“Vëllai i Sibela Abedinit është një eksploziv i vërtet. Ai i ka shkuar në shtëpinë e Altin Çokut. Nga momenti në moment, vëllai i Sibela Abedinit, nuk dihet çmund të bëjë. Ai e solli nënën e Sibelës në emisionin “Me zemër të hapur” dhe pas transmetimit nuk e ka shoqëruar nënën për në shtëpi.
Unë dua të bëhemi pak të ndjeshëm dhe të mos e orientojmë atë familje drejt një vetëgjyqësie. Ta shikonit veprimet që bënte vëllai i Sibela Abedinit sot në emsion ndërkohë që ishte pas kamerave, unë edhe tani dridhem. Ai kishte reagime shpërthyese ndërsa unë jepja me lejen e tyre pamje filmike nga Altin Çoku”,-tha Ahmeti.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 16:16 Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)
- 16:15 “One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta
- 16:07 Ministri Tajani: Italia e gatshme të mbështesë në mënyrë diplomatike marrëveshjen Izrael-Liban
- 15:58 Vrau 17-vjeçaren në Tajlandë, arrestohet autori australian. Trupi gjendet në një valixhe
- 15:57 Policia turke arreston 178 persona para Samitit të NATO-s, mes tyre gazetarë dhe akademikë
- 15:43 Gruaja e futbollistit venezuelian humb jetën nga tërmeti, shpëtohet vajza e tyre e mitur