Vëllai i Mond Papës, kush është kreu i bandës në jug që SPAK i sekuestroi hotelin
Sekuestrohen me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO, 90 pasuri me vlerë miliona euro të 3 prej pjestarëve të grupeve kriminale që u goditën në fundjavë, ku nga komunikimet në SKY ECC të implikuar rezultuan dhe 4 punonjës policie.
SPAK ka vënë në sekuestro 90 pasuri që janë në pronësi të 3 personave qe akuzohen se si drejtues dhe pjestarë të grupeve kriminale të kultivimit dhe trafikut të kanabisit nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Pjesa më e madhe e pasurive të vënë në sekuestro rezultojnë në pronësi të drejtuesit të grupit, shtetasit Kristo Qirici dhe familjarëve të tij. Kristo Qirici është vëllai i Edmond Papës që mbeti i vrarë në një atentat në Tiranë në janar të 2023.
Në atë kohë hetuesit dyshonin se vrasja e Papes lidhej me konfliktet mes grupeve rivale për trafikimin e lëndëve narkotike dhe ekzekutimin e Aleksandër Sadikaj me një sasi tritoli që iu vendos në automjet. Spak ka evidentuar edhe pasurit në emër të Eldjan Alushit dhe Shkëlzen Krajës të dy të shpallur në kërkim.
Pjesë e këtij grupi rezultuan edhe efektivë të policisë së shtetit, roli I të cilëve u zbulua pas komunikimevë në aplikacionin e koduar Sky ecc ata bashkëpunonin me anëtarët e grupeve kriminale. Mes pasurive të sekuestruara janë 19 llogari bankare, disa apartamente, garazhe, hotele, njësi tregëtare, si dhe sipërfaqe toke pjesa më e madhe e të cilave ndodhen në jug të shqipërisë në zonat turistike të Palasës dhe Dhërmiut.
Deri tani në pranga kanë përfundur 3 efektivët e policisë mes të cilëve, Shkëlzen Ruska, Erdit Hazizaj dhe Ervis Alisinanaj, ndërsa në kërkim është shpallur Elvis Dervishi që ka mbajtur postin e shefit të kufirit në Sarandë dhe shefit të pikës së kalimit kufitar qafë botë.
LEXONI GJITHASHTU:
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit