Vëllezërit Hysa aleatë me kartelin e Sinaloas, gazetari: S’ka hetim në Shqipëri
Vëllezërit Hysa që u përmendën nga mediat meksikane si të lidhur me kartelin e drogës Sinaloa, kanë aktivitet në lojërat e fatit në Shqipëri dhe Meksikë.
Gazetari Eni Ferhati u shpreh se vëllezërit kanë një kazino në Vlorë.
“Vëllezërit Hysa në bazë të asaj që kanë publikuar media në fjalë edhe nga verifikime që ne kemi bërë, kanë aktivitet në lojërat e fatit. Kanë një biznes të shtirë jo në Shqipëri, me një kazino që është në zonën Vlorës, por kazinoja e tyre është e shtrirë edhe Meksikë”, u shpreh gazetari.
Ai sqaroi se prokuroria dhe policia shqiptare nuk ka evidenca lidhur me këta shtetas, edhe pse përmenden si të përfshirë në kartelin e drogës.
Mediat meksikanë kanë zbardhur skemën me anë të së cilës karteli i Sinaloas pastron para në Shqipëri. Në krye të saj qëndron Ismael Zambada García, drejtuesi i kartelit meksikan, i njohur si El Mayo.
Sipas mediave të vendit latin, ai është i lidhur me katër vëllezërit shqiptarë; Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa të cilët prej vitesh janë të vendosur në Meksikë, fotografitë e të cilëve janë publikuar. Ata zotërojnë disa kazino dhe biznese të tjera në fushën e Turizmit.
Në skemën e publikuar, mediat meksikanë sqarojnë se vëllezërit Hysa janë të lidhur me një kazino e cila është e ngritur në Vlorë.
LEXONI GJITHASHTU:
Drejtori i Policisë Hitaj viziton sërish efektivët e lënduar pas protestës para Parlamentit
Digjet një mjet në aksin Kuç-Qeparo, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
Protesta! Bilanci i fundit i Urgjencës Spitalore: Ja sa efektiv dhe protestues kanë marrë ndihmë mjekësore deri tani
- 17:41 “Ulje taksash dhe rishikim pensionesh”, kancelari i Gjermanisë prezanton paketën e reformave
- 17:34 Humbje të mëdha në luftë dhe mungesë ushtarësh, Rusia po rekruton me forcë burra për të luftuar në Ukrainë
- 17:31 Qeveria franceze do të përballet me votë mosbesimi, shkak mënyra sesi përballoi valën e të nxehtit
- 17:26 Aeroportet evropiane në alarm, sistemi EES sjell vonesa dhe radhë të gjata
- 17:26 Firma e Bitcoin-it e promovuar nga Nigel Farage humb 15% të vlerës së aseteve
- 17:18 Hajime Moriyasu: Më duhet kohë për të vendosur për të ardhmen time si trajner i Japonisë