Vendbanimi 8100 vjeçar i Linit, drejt një planimetrie të parë të banesës në ujë

8 Gusht 2024 | 16:05

Janë mbyllur gërmimet e fazës së parë të vendbanimit palafit të Linit, ndërkohë që grupi i arkeologëve tashmë janë në fazën e dytë të gërmimeve ujore.

Sipas profesorit të arkeologjisë Adrian Anastasi, në qoftë se një vit më parë u tha se ky vendbanim është më i vjetri në Europë dhe u përcaktua si 7500 vite nga ditët e sotme, këtë vit është shtyrë edhe më shumë, deri në 8100 vjeçar nga dita e sotme.

“Vjeshta e  dimri na pret me lajme të mira, jemi të kënaqur sepse mendojmë që jemi në fazën më të hershme të vendbanimit, pra vjet thamë se është vendbanimi me i vjetër palafit në Europë, përcaktuam 7500 nga ditari e sotme. Ndërsa tani e kemi shtyrë me tepër me disa shekuj, jemi diku tek 6100 si vendbanim, para Krishtit. 8100 nga ditët e sotme.” –thotë arekologu.

Profesori i njohur për herë të parë bën të ditur se në fazen e dytë të gërmimeve në ujë janë gjetur 3 mure mbrojtëse, çka tregojnë se kemi të bëjmë me 3 vendbanime ngjitur tyre. Anastasi shton se ajo çka është më e rëndësishme është se për herë të parë kërkohet sqarimi i planimetrise se një banese në ujë.

” Tani kërkojmë të sqarojmë planimetrinë e një banese në ujë, që mund të renditet planimetria e parë shkencore në liqenin e Ohrit. Qoftë në Maqedoni, qoftë në Shqipëri, për herë të parë kemi një ekspertize shkencore.” -vazhdon Anastasi.

Burime pranë grupit të arkeologëve shqiptare e zvicerane bëjnë të ditur se tashmë është përcaktuar sipërfaqja prej 6 hektarësh e këtij vendbanimi që do të jetë objekt gërmimesh dhe studimi në vitet e ardhme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident tragjik me 1 të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Durrës. Sipas informacioneve paraprake, një furgon...
15:15 | 30/06/2026

Frontex: Rusët, kinezët dhe turqit keqpërdorin regjimin pa viza të Ballkanit Perëndimor

Shtetasit e Kinës, Rusisë dhe Turqisë hyjnë në vendet e Ballkanit Perëndimor pa viza dhe më pas përpiqen të vazhdojnë udhëtimin drejt Bashkimit Evropian, paralajmëron...
12:44 | 30/06/2026

Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçeku, kush e zëvendëson

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur këtë të martë me një njoftim nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, lidhur me një ndryshim në përbërjen e...
10:29 | 30/06/2026