Vendimet e disiplinës/ Ndëshkohet zyrtari i Egnatias, FSHF çel hetim për Oriku – Eagle Football

13 Shkurt 2026 | 20:55

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës ku bie në sy dënimi i zyrtarit të KF Egnatia, Klejdi Zenelaj. Ai është ndëshkuar me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe me gjobë 100.000 lekë për deklarata publike fyese dhe denigruese ndaj institucioneve sportive dhe zyrtarëve të ndeshjes, duke shkelur parimet e etikës sportive dhe nenet 8/1, 13 dhe 14/6 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës. Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, KF Egnatia mban përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.

Për sjellje të gabuar të spektatorëve, KF Vora është gjobitur me 50.000 lekë, ndërsa FK Bylis për vonesa në fillimin e ndeshjes ka marrë po ashtu një gjobë 50.000 lekë. AF Elbasani është ndëshkuar me gjobë 200.000 lekë për përdorimin e koreve fyese nga spektatorët, ndërsa zyrtari i klubit, Maringlen Çoku, është pezulluar për 6 muaj nga të gjitha aktivitetet e organizuara nga FSHF dhe i ndalohet hyrja në stadiume deri në përfundim të dënimit.

FK Apolonia është gjobitur me 500.000 lekë për vonesa dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, ndërsa klubi paralajmërohet se në rast përsëritjeje do të përballet me masa disiplinore më të rënda. K.S. Korabi ka marrë paralajmërim për sjelljen e gabuar të spektatorëve, duke iu referuar rregulloreve të FSHF dhe Kodit të Disiplinës.

Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, dhe zyrtari i KF Vllaznia Femra, Oliver Matija, janë pezulluar për 4 ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, ndërsa lojtari i KF Gramozi, Ardjol Zaka, ka marrë të njëjtin dënim për sjellje të ngjashme. FC Lushnja është gjobitur me 50.000 lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve, me gjobën e aplikuar në masën 50%.

Apolonia B, për braktisjen e ndeshjes kundër KF Përmeti në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Tretë, është gjobitur me 100.000 lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, gjobë e aplikuar në masën 10%.

Komisioni ka vendosur gjithashtu të çelë hetim disiplinor për incidentet e ndodhura në ndeshjen KF Oriku – Eagle Football ku tifozët hodhën sende në fushë përfshirë dhe një stol i cili dëmtoi lehtë në dorë trajnerin e skuadrës mike Xhynejt Çutra ndërsa do të shqyrtohen dhe pretendimet e palëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare

Në një skenë të huaj, nën dritat e Sanremos, nuk u dëgjua thjesht muzikë… u dëgjua zemra e Shqipërisë që rrihte fort. Azgan Haklaj, së...
21:00 | 28/06/2026

Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në malin e Gopeshit, në njësinë administrative të Moglicës, në Maliq. Sipas informacioneve paraprake, një person...
20:46 | 28/06/2026

Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike

Një nga operacionet më të mëdha kundër korrupsionit në historinë moderne të Irakut është duke u zhvilluar, me forcat e sigurisë që kanë arrestuar politikanë,...
17:18 | 28/06/2026