Vengu: Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kërkojnë standarde evropiane, jo privilegje

13 Maj 2026 | 18:17

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, po zhvillon një vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku është takuar me studentë shqiptarë në disa qytete.

Pas takimit me studentët e Universitetit të Tetovës, Vengu ka zhvilluar një tjetër diskutim në Strugë me të rinj shqiptarë, në fokus të të cilit kanë qenë sfidat që ata hasin në arsim dhe përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet publike.

Në një status të publikuar në platformën “X”, Vengu thekson se studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk kërkojnë privilegje etnike, por standarde evropiane dhe trajtim të barabartë.

“Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk kërkojnë privilegje etnike, por normalitet evropian! Kjo është beteja e drejtë që studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po e zhvillojnë me dinjitet, guxim dhe qytetari, duke u shndërruar në një frymëzim për të gjithë. Mohimi ose neglizhenca e gjuhës shqipe nuk është thjesht padrejtësi, por një rrezik për të ardhmen profesionale, shoqërore dhe njerëzore të qindra mijëra të rinjve që duan të ndërtojnë jetën e tyre në vendin e tyre. Sot, këta studentë nuk kërkojnë privilegje etnike, por normalitet evropian! Dhe kjo kauzë meriton të dëgjohet, të mbështetet dhe të fitohet”, shkruan Vengu.

Ai shton se diskutimet në Strugë u fokusuan edhe te roli i ligjvënësve për të mbështetur më shumë studentët dhe komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke falënderuar gjithashtu ambasadorin shqiptar në Shkup, Denion Meidani, për angazhimin e tij.

Kujtojmë se studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut prej muajsh kanë protestuar dhe kanë kërkuar që provimet shtetërore të zhvillohen në gjuhën shqipe, duke e cilësuar këtë si një çështje të barazisë dhe të të drejtave të tyre gjuhësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet

Temperaturat e larta, që këtë fundjavë kanë arritur deri në 35 gradë Celsius, kanë mbushur plazhet e Vlorës me mijëra pushues. Turistë vendas, por edhe...
16:19 | 28/06/2026

“Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)

Bilanci i viktimave dhe të plagosurve nga tërmetet e fuqishme në Venezuelë vijon të rritet nga dita në ditë. Mes tragjedisë, megjithatë, nuk kanë munguar...
14:58 | 28/06/2026

Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni në qytetin Tomblaine, në verilindje të Francës. Sipas prefekturës lokale, avioni i përkiste...
14:45 | 28/06/2026