Vepra e 10-të e Mid’hat Frashëri, Uran Butka rrëfen jetën e firmëtarit të Pavarësisë

28 Nëntor 2024 | 19:59

Vepra e 10-të e Mid’hat Frashërit, firmëtarit të Pavarësisë dhe një prej njerëzve të mëdhenj të Kombit tone është përuruar në 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”.

Shkrimtari i veprës Uran Butka tregoi disa pjesë nga jeta e Mid’hat Frashërit, i cili jo vetëm ishte firmëtar i Pavarësisë, por edhe nismëtar i Kongresit Arsimor të Elbasanit dhe hartues i teksteve shkollore.

“Nuk ishte e rastit që Mid’hat Frashëri mori pjesë në ngjarjen më madhore të Kombit, 28 nëntor 1912. Biri i Abdyl Frashërit qysh në moshën 17 vjeçare nisi shkrimet dhe botimet me karakter kombëtar e kulturor. Kryetar i Kongresit të Manastirit, Nismëtar i Kongresit Arsimor të Elbasanit, hartues i teksteve shkollore dhe udhëtar i palodhur i Pavarësisë”, u shpreh ndër të tjera Uran Butka.

Agron Shehaj, i cili është edhe financuesi i këtij Instituti, tregoi se ideja lindi pas propozimit që Uran Butka i kishte bërë atij për financimin e një vëllimi për Mid’hat Frashërin.

“Uran i thashë, unë jo vetëm dua të jap një kontribut për këtë libër që ti do të botosh, por ne mund të botojmë të gjithë veprën e Mid’hat Frashërit dhe për këtë mund të krijojmë një Institut Studimor ku mund të botojmë edhe vepra të tjera”, tregoi Shehaj.

I ftuar në këtë përurim ishte edhe shkrimtari Ilir ikonomi, i cili tregoi se si Mid’hat Frashëri ishte shqetësuar nga një shkrim i gazetës italiane, e cila shkruante se Fan Noli kishte thënë që të lihej për momentin çështja e Sazanit, me ishullin që vijonte të ishte i pushtuar nga italianët.

“Italianët botojnë një artikull në një gazetë italiane, që unë e kam parë, ku thuhej që “Fan Noli mendon që: le ta lëmë në heshtje tani për tani çështjen e Sazanit, le ta shqyrtojmë më vonë”. Mid’hat Frashëri e merr vesh këtë lajm nga gazeta dhe i shkruan një letër Fan Nolit dhe i thotë: Lirimi i kufijve jugor duhet kërkuar që nga Sazani, ashtu siç shënohet në procesverbalin e Londrës në 8 gusht 1913, sepse procesverbali kërkonte që fuqitë të tërhiqeshin nga të gjitha këto toka, plus Sazanin. Nëse nuk kërkohet këtë herë zbrazja e Sazanit, nuk do ta kemi herë tjetër këtë rast në dorë”, u shpreh Ikonomi.

Në përfundim të përurimit të librit, të gjithë pjesëmarrësve iu dhurua nga një kopje e vëllimit të 10-të të veprës së Mid’hat Frashërit.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e këngëtarit Kanye West që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Përmes një postimi në...
12:38 | 11/07/2026

Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për përdorimin e fondit rezervë për financimin e koncertit të Kanye West në Tiranë. Gjatë një...
12:30 | 11/07/2026

Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)

Këto janë momentet kur këngëtari me famë botërore Kanye West shfaqet në ambientet e një hoteli në Tiranë, teksa pritet me brohorima nga fansat e...
10:32 | 11/07/2026