Veprimet e Listës Serbe, eksperti: Serbët në Veri po presin urdhër, të jemi gati
Analisti Jeton Halimi në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se serbët në Kosovë urdhërohen nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Kjo deklaratë e tij vjen pasi Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, ka njoftuar të dielën se nuk do të marrë pjesë në një referendum për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, i cili është caktuar për 21 prill.
Mes tjera ai i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që të mos i lërë hapësirë listës serbe për të bërë veprime në Kosovë.
“Me urdhër të Vuçiç manipulohet dhe çdo gjë që bëhet. Është një gabim shumë i madh për listën serbe që udhëhiqet nga Vuçiç dhe shikon vetëm interesat e veta. Këtë e ka kuptuar çdo qytetar. Urdhrat vijnë nga Vuçiç dhe mundohet që çdo punë të suksesshme të Kosovës të minojë dhe të mos shkojë përpara.
Prandaj them që nuk duhet t’i marrin ato si të mirëqena. Mospjesëmarrja e serbëve i dëmton vetëm ata dhe asesi politikanët serbë. Ata i shërbejnë vetëm një politike që është ajo e Aleksandër Vuçiç. Kosova duhet të jetë sy hapur dhe të mos lejojë asnjë lloj manipulimi siç po mundon me bë. Mos t’i lënë asnjë hapësirë listës serbe që të bëjë asnjë veprim”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng