Veshjet e Manastirit në Prespë, ngjashmëritë dhe dallimet përmes fotografive

18 Maj 2023 | 17:12

Në ditën e muzeve, në Gollomboç të bashkisë së Pustecit është mbajtur aktivitet i përbashkët i drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore në Korçë dhe muzeut të Bitolës, të cilët prezantuan ekspozitën “Veshjet e qytetit Bitola”

Në shtëpinë muze të Sterjo Spases të shumtë ishin pjesëmarrësit në këtë aktivitet, i cili shfaqi përmes fotografive veshjet tradicionale të zonës së Manastirit që datojnë në shekullin e 19-20.

“Ekspozita është një veshje e cila është shumë tradicionale në zonën e Manastirit është veshur e mbajtur, ngjashmëri ka dhe me popullin shqiptar qe jeton ne atë zone. Shkëmbimet janë me vlerë, ngjashmëria është edhe e Manastirit dhe e Shqipërisë në këtë zonë, është një kulturë e cila lidh”, thotw Zait Aliu, drejtori i Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir.

Interesi i turistëve për këtë muze është rritur edhe pse ende pritet promovimi i tij më gjerësisht.

“Ka pasur interes sidomos të grupeve nga Kosova dhe Devolli, për hir të së vërtetës nuk njihet shumë por mendojmë ta promovojmë sepse do jetë një vlerë e shtuar të bashkisë së Pustecit dhe me këto ritme që po ecim ky muze do vazhdoje te rritet”, shprehet Pali Kolefski, kryetar i Bashkisë Pustec.

Gazetari i Euronews Albania takoi dy turistë të huaj të cilët treguan se kjo zonë është tërheqëse për ta, duke theksuar natyrën dhe mikpritjen e banorëve

“Erdhëm fillimisht në Berat, me pas erdhëm në Korçë e tani jemi në parkun kombëtar të Prespës. Gjithçka është fantastike, natyra, vend shumë i bukur, njerëz mikpritës dhe qetësi mahnitëse”, thotë një turiste.

Në Bashkinë e Pustecit ende ka probleme mbi trashëgiminë kulturore, muzetë dhe restaurimet e ikonostaseve, ndër më të rëndësishmet është kisha e Shën Mërisë në ishullin e Maligradit.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve

Ditën e sotme, në qytetin e Sarandës policia ka gjetur një motor të braktisur buzë detit, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit...
18:01 | 18/07/2026

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit

Tava e Elbasanit mbetet një nga simbolet më të forta të identitetit të qytetit. Në Festën e Tavës, të organizuar në qendër të Elbasanit, qindra...
17:35 | 18/07/2026