Vështirësi në aksesin e faqeve zyrtare online | 5 zhvillimet kryesore
- Sot mund të hasni vështirësi në faqet zyrtare online, njofton AKSHI
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njofton se qytetarët mund të hasin sot vështirësi në faqet zyrtare online, për shkak se do të bëhet një operacion për mirëmbajtjen e sistemeve.
AKSHI nënvizon se mund të ketë probleme gjatë orarit 14:00 deri në 23:59 të ditës së sotme, pasi po punohet për pasoja e sulmit kibernetik.

Lexoni për më shumë: Sot mund të hasni vështirësi në faqet zyrtare online, njofton AKSHI
- Ulen me 100 mijë tonë zhdoganimet në porte, dyfishohen udhëtarët
Në Shqipëri po hyjnë më pak mallra. Në muajin qershor, sasia që u përpunuan në porte ishte 25% më e ulët se qershorin e vitit të kaluar. E ngjashme është situata edhe në periudhën 6-mujor, ku fluksi i ngarkesave ka rënë me 11%.
Të dhënat e INSTAT, tregojnë se tregtia po funksionon më mirë tek të ardhurat që arkëtohen nga këto mallra, ndërsa sasia e përgjithshme po reduktohet që nga muaji mars, kur nisi të përshkallëzohej lufta Rusi-Ukrainë.

Lexoni për më shumë: Ulen me 100 mijë tonë zhdoganimet në porte, dyfishohen udhëtarët
- Disa burgje do mbyllen, përshtatje ndaj hartës gjyqësore
Miratimi i hartës së re gjyqësore do të ndikojë edhe tek sistemi burgjeve. Disa prej tyre do të mbyllen për t’u përshtatur me hartën e re, por edhe për shkak se nuk përmbushin standadet. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është duke hartuar një masterplan të ri. Nëndrejtori i Burgjeve, Femi Suafaj shpjegon që ky zhvillimi nuk do të ndikojë në reduktimin e numrit të punonjësve por merret për të pasur sistem me efektiv.

Lexoni për më shumë:Disa burgje do mbyllen, nën.drejtori Saufaj: T’i përshtatemi hartës gjyqësore
- Rama tregon pse shkarkoi Zef Mazin dhe i besoi negociatat Majlinda Dhukës
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me ekipin e negociatave me Bashkimin Europian dha arsyen pse shkarkoi Zef Mazin si kryenegociator. Rama nënvizoi se Mazi ka bërë një punë të mirë deri në momentin për hapjen e negociatave. Por, sipas tij ky proces tashmë kërkon një profil shumë teknik, siç është ai i Majlinda Dhukës.

Lexoni për më shumë:Rama tregon pse shkarkoi Zef Mazin dhe i besoi negociatat Majlinda Dhukës
- Serbia e quan “ferr” vendimin e pajisjes me dokumente për t’u futur në Kosovë
Të dielën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të flasë lidhur me vendimin se nga 1 gushti serbët s’futen dot në Kosovë me dokumentet e tyre, por duhet të pajisen me një ‘dokument hyrje/dalje’. Këtë e paralajmëroi, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviç, pas takimit të Partisë Përparimtare të Serbisë.

Lexoni gjithashtu: Serbia e quan “ferr” vendimin e pajisjes me dokumente për t’u futur në Kosovë
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 20:47 Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë
- 20:43 Rusia rrit ndihmën humanitare për Kubën duke dhënë 2 milionë dollarë
- 20:39 Ministri Hoxha takim me homologen kanadeze në Ankara: Mundësi të reja bashkëpunimi në ekonomi
- 20:32 Macron: Po i kthejmë Sirisë 51 milionë euro nga prona e konfiskuar e familjes Assad
- 20:27 Maratona nuk fitohet me nisjen e shpejtë, studimi zbulon avantazhin e grave në ritëm
- 20:20 Argjentina përmbys Egjiptin dhe siguron çerekfinalen, Messi protagonist i madh