Vështirësitë e invalidëve në Vlorë, pandemia kufizoi shërbimet mjekësore
Personat me aftësi të kufizuar para dhe tetraplegjikë në Vlorë gjatë këtij viti pandemik kanë hasur vështirësi sa i përket përfitimit të një sërë shërbimesh mjekësore, por jo vetëm.
Këtë e pohon kryetari i Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve, Hysen Muhametaj.
“Shërbimi mjekësor është marrë online nga mjeku i familjes dhe që të pretendohet për sëmundshmëri të ndryshme që kanë personat me aftësi të kufizuar, kjo ka ndenjur në hije nuk janë kuruar, apo të vizitohen, diagnostikohen sepse Covid i ka kufizuar dhe ka shumë ankesa nga personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre sepse nuk marrin dot shërbimin për atë çka ata kanë nevojë”, tha ai.
Një tjetër problematikë është ajo e KEMP-it për paaftësinë në punë, e cila tashmë kryhet në Tiranë.
“Gjatë pandemisë dosjet e personave me aftësi të kufizuar nuk kalojnë më KMCAP e qyteteve, por shkojnë në Tiranë gjë që sjell problematika shumë të mëdha pasi që në shkallën e parë të komisionet pranë Shërbimit Social Shtetëror vijnë përgjigje të dosjeve negative ose pa grup kështu që personit me aftësi të kufizuar do t’i duhet një lëvizje tjetër për të ankimuar vendimin në mënyrë që të përfitojë KEMP-in”, shtoi ai.
Nga drejtoria e Shërbimit Shtetëror Social në Vlorë bëhet me dije se asistenca ka qenë konstante ndaj kësaj kategorie.
“Në shtator të vitit 2020 janë hapur serish komisionet me ndryshimin për t’u zhvilluar jo më në komisionet rajonale por në Tiranë. I vetmi ndryshim ishte që për personat që paraqiten për herë të parë duhej paraqitja fizike por për shkak të situatës së pandemisë komisionet kanë funksionuar online procedurë e cila është përdorur edhe për rastet e komisioneve eprore kur personat kanë qenë në gjendje të rënduar dhe pamundësi fizike”, tha Anisa Prenci nga drejtoria e Shërbimit Shtetëror Social në Vlorë.
Nga drejtoria e Shëndetit Publik theksojnë se nuk shërbimi nuk ka munguar.
“Nuk kemi të adresuar asnjë problematike në institucionin tonë. Për personat me nevoja ndryshe përveç ndjekjes se rasteve sipas protokollit ka pasur asistencë edhe në banesa për ata në gjendje më të agravuar”, theksoi Majlinda Gjika, shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor.
559 është numri i personave para dhe tetraplegjikë në bashkinë e Vlorës . Për kreun e Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve duhen politika më afër nevojave të kësaj kategorie.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës