Vështirësitë e një fermeri në Shqipëri

8 Prill 2022 | 09:46

Prej 20 vitesh fermer, Bujar Çali ka investuar në fshatin Ndroq të Tiranës në ndërtimin e serës, së bashku me gruan e tij, Qamilen.

“Me bashkëshorten zgjohemi në mëngjes rreth orës 5 ose 5:30 dhe deri në darkë, merremi vetëm me serën ku i shërbejmë bujqësisë. Unë përgjithësisht merrem me produktet si spinaq dhe sallatë e asgjë tjetër sepse të tjerat kanë më shumë mundim dhe është më e vështirë t’i prodhosh,” – u shpreh Bujari.

Për programin “Mirëmëngjes” ai theksoi se prodhimet e zarzavateve i shesin me çmime nën koston e prodhimit.

Çmimet e larta të inputeve bujqësore janë të papërballueshme, po ashtu edhe mungesa e ujit për vaditje është një nga problematikat e përditshmërisë.

Ndërkohë, deri më sot nuk kanë arritur të përfitojnë subvencione.

“Spinaqi para 2-3 javësh ishte 15 mijë lekë, ndërsa sot ka shkuar 35 dhe nuk e gjejmë dot, kërkojmë farë me mik, pesticidet dhe spërkatësin. E para janë totalisht jashtë çdo lloj norme, ku vuajmë edhe pjesën se nuk ka shumë kontrolle në depot farmaceutike. E tregtoj këtë spinaq në treg me 40 lekë kg, të cilës po ti bësh llogaritë të thjeshta fare, ta shesësh, punimi, spërkatja, fara i bie që nuk përfitoj asgjë. Ujin e kam nxjerrë vetë me shpenzimet e mia,” – tregoi fermeri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026