“Vetëm 2 mandate për të zgjedhurit”, deputeti i PD-së: 4 teza për revolucionin e vërtetë
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se protesta mund të quhet e suksesshme nëse realizon katër reforma të mëdha që do të sjellin ndryshime rrënjësore në sistemin politik dhe qeverisjen e vendit.
“Shqipëria ka nevojë për ndryshime kushtetuese. Patjetër për ndryshime kushtetuese. Kjo protestë duhet të detyrojë parlamentin që ekziston sot të votojë një procedurë referendumi më të prekshme dhe më të drejtpërdrejtë, si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel lokal. Sepse kur në Zvernec kërkohet të ndërtohet, ai komunitet duhet të ketë të drejtën e referendumit për ta ndaluar, siç e ka Zvicra. Ndryshimi i dytë është limitimi me dy mandate i çdo titullari të zgjedhur me votë në Shqipëri. Flasim nga kryeministri te kryetari i opozitës, te presidenti i FSHF-së, te dekanët dhe rektorët. Dy mandate, nuk mund të ndërtojnë rrënjë. Presidenti i pingpongut ka 30 vjet në detyrë…”, tha Xhaferri.
Ai shtoi se mekanizmi i tretë duhet të jetë krijimi i një qeverie teknike dhe ndryshimi i Kodit Zgjedhor.
“Mekanizmi i tretë duhet të jetë qeveria teknike që të lejojë çdo grimcë të re demokratike të ketë mundësinë e një gare të barabartë. Se shqiptari, vallahi, kur është kryeministër nuk e menaxhon dot atë pushtet. Dhe e katërta, duhet një Kod i ri Zgjedhor që t’i bëjë sërish të mundshëm këta mekanizma. Atëherë protesta duhet t’i detyrojë 140 deputetët, ashtu siç u detyruan në vitin 2016 kur votuan reformën në drejtësi, të votojnë edhe këto ndryshime. Dhe atëherë mund të flasim për diçka të arritur”, tha ai.
Deputeti i PD-së tha se duhet të marrë fund modeli i deritanishëm i drejtimit të shtetit.
“E para, mendoj se janë disa ligje që kanë krijuar polarizimin e shoqërisë shqiptare. Ligji për investitorin strategjik, të cilit iu bashkuan më pas edhe amendimet në ligjin për zonat e mbrojtura, duke lënë hapësirë për të dhënë leje aty. Pastaj është Paketa e Maleve, e cila është përsëritur si modeli i investitorit strategjik, ku ti e merr tokën me 1 euro e të tjera me radhë. Këtu është krijuar një sistem feudalizmi. Pra, një sulltan që përzgjedh 30 pashallarë, që janë këta oligarkë ndaj të cilëve njerëzit kanë fituar një lloj urrejtjeje. Sepse ti bëhesh automatikisht i urryer në momentin që merr copëza të Shqipërisë si investitor strategjik me 1 euro metrin katror. E tha shumë mirë qytetari i Librazhdit: ‘Ma jep edhe mua me 1 euro metrin katror 1000 metra’, tha Xhaferri.
Ai shtoi se vendi është “në një sulltanat ekonomik ku kërkohen paratë një herë në dy vjet dhe votat një herë në dy vjet. Ky sistem u ndërtua dhe, në historinë e njerëzimit, ky lloj feudalizmi gjithmonë ka sjellë revolucione si ky që po shohim”.
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)