Vetëm 23% e shqiptarëve të kënaqur me ekonominë e familjes, socialistët më optimistët
Barometri i Euronews Albania zbuloi këtë të enjte se vetëm 23.3% e qytetarëve e shohin të mirë gjendjen ekonomike të familjeve të tyre.
Ndër ta ata që u përgjigjën shumë mirë përbënë vetëm 1.1% të pjesëmarrësve në anketë, ndërsa 22.2% të tjerë e shohin situatën si disi të mirë.
Këndvështrim negativ për financat familjare patën 33% e qytetarëve.
Vlerësimi pozitiv i parë nga ngjyra e votës në zgjedhjet e fundit parlamentare në vend, zbuloi se votuesit e Partisë Socialiste ishin më optimistët pasi përbënë 38.3% të përgjigjeve shumë mirë dhe mirë.
Votuesit opozitarë ishin më pak të kënaqurit me 8.8% të përgjigjeve positive, ndërsa 14.7% e të tjerëve ishin neturalë.
Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021.
Të pyetur për situatën e përgjithshme ekonomike të vendit, 48.3% thanë se e shohin atë si të keqe, ndërsa vetëm 15.6% e vlerësuan mirë.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij