Vetëvrasja e 18-vjeçares, prindërit e burrit: I erdhi nga shkolla, e kishim si vajzë

3 Shkurt 2024 | 16:15

Arben Drajçi, një 24-vjeçar nga Lushnja u procedua penalisht nga policia, pasi bashkëshortja e tij 18-vjeçare i dha fund jetës duke u pirë fotoksinë. Shkak për vetvrasjen e vajzës 18-vjeçe dyshohet se janë bërë konfliktet e vazhdueshme që ajo ka patur në çift.

Por në një prononcim për mediat prindërit e të riut, banorë në fshatin Çukas, kanë hedhur poshtë pretendimet se mbi vajzën e re ka pasur dhunë të ushtruar nga i biri.

Babai i 24 vjeçarit, u shpreh se vajza bullizohej në shkollë dhe kjo mund të ketë ndikuar në ndërmarrjen e aktit ekstrem.

“E di dhe familja e saj sa mirë e kemi mbajtur, besoj nuk do jenë në kundërshtim me këtë se po të ishin në kundërshtim mund të na e mbyllnin derën që ditën e parë atje. 99% i vjen nga shkolla, këto të dhëna i kemi deri diku. 99% i vjen nga shkolla. Edhe ditën që ka qenë në shkollë, mësuesit e mohojnë. Ajo ka qenë, e kemi të sigurt. Mund të ketë pasur këto xhelozitë e shoqeve. A ia kanë bërë kot, se ça, a qysh tek këtë nuk e di. Por, presion në këtë shtëpi nuk ka pasur kurrë”, tha ai.

Ndërkohë që edhe e ëma e 24-vjeçarit flet me konsideratë për të ndjerën dhe kërkohet të bëhet një hetim mbi shkaqet që e shtynë drejt vetëvrasjes, pasi sipas saj problemi qëndron në shkollë.

“Çuni dhe ne e kemi mbajtur në pëllëmbë të dorës, dilni dhe pyesni në çdo vend. Nusen ne e kemi peshuar me të gjitha gjërat, nusja 25 ditë ka që është fejuar, por ka qenë këtu dhe më parë, dilte dhe bridhte ku i donte qejfi. E di i gjithë fshati. Ne mendojmë se i ka ardhur nga shkolla, se ka dëgjuar llafe shoqe me shoqen. Janë marrë me dashuri, përmes rrjeteve sociale janë njohur. Kishin bashkë dy vite, nuk ka dalë kurrë nga dera e shtëpisë që të thoshte se kishte torturë.

Unë s’kam mirë çunin, thotë do bëj të njëjtën gjë që bëri ajo. E mbanim në pëllëmbë të dorës, nuk i mungonte asgjë, shkoja në punë dhe torturohesha thoja vetëm asaj mos t’i mungonte asgjë. I thoja o Bruna mos u mundo me asgjë moj zemër. Dy dhoma janë, rri e qetë. Goca ka qenë e ngarkuar nga shkolla. Nuk ma kanë lënë rehat. Edhe atë ditë që ka qenë për herë të fundit, më thanë ka ikur duke qarë. Pasi erdhi nga shkolla, ka ikur te nëna vet dhe i ka thënë nuk jam mirë. I tha çunit hajde se kam pirë helm“, tha ajo.

18-vjeçarja raporthet se kishte vetëm 25 ditë e fejuar, ndërkohë që hetimet në lidhje me rastin vijojnë nga ana e uniformave blu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026