Vetingu i politikanëve, Basha: Të largojmë të korruptuarit.
Balla: Do e shqyrtojmë sipas Venecias
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cilësoi 3 amendamentet për reformën zgjedhore, atë territoriale dhe vetingun e politikanëve si 3 prioritete absolute për të nxjerr vendin dhe qytetarët nga kriza.
“Nëpërmjet pastrimit të politikës nga të korruptuarit dhe të lidhurit me krimin. Pastrimin e politikës nga të gjithë ata që kanë abuzuar dhe abuzojnë me fuqinë që iu është besuar për përfitime personale duke braktisur interesin e qytetarëve”, tha Basha.
Në mungesë të kryeministrit Rama në kuvend për shkak të një vizite në Gjermani, përgjigjen ndaj kryedemokratit e kishte kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
“Do t’i shqyrtojmë të gjitha nën dritën e rekomandimeve të ODIHR kur bëhet fjala për çështjet të reformës zgjedhore, të opinioneve të konsoliduara të Venecias për çështje të tjera”, u shpreh kreu i grupit të PS.
Seanca u shoqërua edhe me debate mes numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj dhe nënkryetarit të PD, Enkelejd Alibeaj. Shkak për këtë u bë zgjatja e mandatit të organeve të vetingut.
Ahmetaj: Aty votoni reformën në drejtësi, votoni vetingun.
Alibeaj: Flet ti për reformën në drejtësi…
Ahmetaj: Po, patjetër.
Alibeaj: Kur do shkosh në SPAK të përgjigjesh ti.
Ahmetaj: Pas teje
Alibeaj: Unë kam shkuar dhe kam çuar kallëzimet për ty, kur t’u flasësh t’i për drejtësi atëherë t’u kërkosh të gjithë shqiptarëve pastaj për të votuar për reformën në drejtësi. Kanë nevojë për drejtësi kur të të shohin ty, atë tjetrin, pas qelisë kështu.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni