Vetizolimi, si po e kalojnë të moshuarit në Tiranë
Vetizolimi i këtyre ditëve, si pasojë e coronavirusit, ka sjellë edhe dicka të mirë. Familjarët po qëndrojnë pranë njëri tjetrit. Por e kundërta ndodh në Kombinat, në familjen e zonjës Marika, e cila jeton vetëm.
Ajo është 73 vjeç dhe jeta për të nuk ka qenë shumë e lehtë. Prej 7 vitesh ajo jeton e vetme, e madje këto ditë të karntinimit, duket se nuk i bëjnë shumë përshtypje.
“Mu duk si çudi në fillim fare, thash bobo, si do rri në shtëpi, do shkoja tek qendra, jo tek një shoqe, diku tjetër, por thash kur është për të gjithë pse të mos të rri dhe unë. Nuk jam mërzitur fare, bëj punët e shtëpisë, avash avash një kafe një caj” shprehet ajo.
Nëna Marika i kishte paraprirë këto ditë, duke e pasur shtëpinë plot me ushqime, megjithatë ndonjëherë edhe ajo ka nëvojë për ndihmë.
“Kam dhe vëllain, është përballë, kur kam nevojë për ndonjë gjë, shkon ma blen. Duke ruajtur edhe distancën? As që bëhët fjalë, tek dera, i bie ziles, dal marr ato që më ka sjellë edhe prap në shtëpi”, na tregon ajo.
Gatimi është një ndër gjërat me të cilat nëna Marika kalon kohën. Madje na tregoi se cfarë kishte gatuar sot, duke dhënë këshillat e duhura në këtë kohë.
“Gjë e thjeshtë edhe e kolljashme, pa dëme (e shëndtshme) spinaq të zier, një kokërr vezë po të zier pak vaj pak kripë, kaq një drekë e mirë dhe që të ngop”.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:16 Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
- 10:08 Pasi u përplas nga një automjet dhe u godit nga një tjetër, humb jetën 37-vjeçari në Lushnjë
- 10:04 Ministria e Punëve të Jashtme: Disa protestues me maska përdhosin flamurin e Izraelit në Tiranë, akt urrejtjeje
- 09:20 Mediat britanike: Kryeministri Keir Starmer pritet të japë dorëheqjen të hënën
- 08:53 Të paktën gjashtë të vrarë në Gaza, mes tyre kameramani i Al Jazeera-s dhe një fëmijë
- 08:39 JD Vance mbërrin në Zvicër, sot bisedimet direkte mes SHBA-së dhe Iranit