Pasi u përplas nga një automjet dhe u godit nga një tjetër, humb jetën 37-vjeçari në Lushnjë

21 Qershor 2026 | 10:08

Një aksident me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari, i identifikuar me inicialet T. V., ka ndodhur në Lushnjë, ndërsa viktima, pasi është përplasur nga një makinë, është goditur edhe nga një mjet tjetër që ka ardhur më pas në rrugë.

Sipas njoftimit të Policisë së Lushnjës, ngjarja ka ndodhur më 20.06.2026, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Lushnjë–Tiranë”, ku 37-vjeçari po udhëtonte me biçikletë. Dyshohet se fillimisht ai është përplasur nga një automjet me drejtues shtetasin B. M., 41 vjeç, dhe më pas është goditur edhe nga një tjetër automjet, me drejtues shtetasin F. M., 39 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së dyfishtë, 37-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia bën me dije se dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në komisariat dhe më pas janë arrestuar në flagrancë, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sekuestrohen 798 steka cigare kontrabandë në një makinë dhe në një traget në Portin e Durrësit

Policia ka goditur dy raste të tentativës për të futur kontrabandë cigare në Shqipëri nga Porti i Durrësit, ku një shtetas dhe përgjegjësi i hotelerisë...
11:06 | 21/06/2026

Arrestohet “Vis Korçari” në Ksamil, tentoi t’i ikte policisë dhe përplasi makinat e dy efektivëve

Një 34-vjeçar i njohur me nofkën “Vis Korçari”, Elvis Koçi, alias Elvis Çaushllari, ka rënë në pranga pas një operacioni të përbashkët të forcave operacionale...
10:13 | 21/06/2026

Ministria e Punëve të Jashtme: Disa protestues me maska përdhosën flamurin e Izraelit në Tiranë, akt urrejtjeje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar për mediat, duke bërë me dije se gjatë protestës së së shtunës,...
10:04 | 21/06/2026