Veto e Greqisë, gazetari: Të dyja palët janë futur në llogore, Athina bëri presion
Gazetari Artur Bibe, në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, foli në lidhje me veton që Greqia ka thënë që do i vendos Shqipërisë nëse nuk plotëson tre kushte, një prej tyre është dhe betimi i Fredi Belerit si kryetar i Bashkisë së Himarës.
Ai theksoi se të dy palët si Greqia ashtu dhe Shqipëria janë futur në llogore dhe po shtyjnë kundër njëra-tjetrës.
Sipas tij Greqia ka bërë vetëm presion pasi nuk do të vendos veto ndaj Shqipërisë.
“Të dy palët tani janë futur në llogore dhe po shtyjnë kundër njëri-tjetrit. Do presim datën 13 për të parë atë që do të ndodh realisht. Shpresoj dhe besoj që Greqia nuk do e përdorë veton por është një presion që rrjedh natyrshëm pasi për rastin Beleri kanë investuar shumë. Është normale që të bëjnë presion për Ramën që po e kapitalizon shumë bukur në favor të tij dhe duket se nuk do të jetë shkatërruese në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Filmi evropian i vitit/ Shpërndahen çmimet, triumfon “Anatomia e një rënieje”
- Artistë tregojnë momentet e fundit me Kabashin, Qirjako: Ulërita kur e mora vesh
Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 11:51 Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
- 10:54 Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA-së, Gjermania do të tërheqë trupat nga baza në Irak
- 10:42 Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit
- 10:32 Kanye West mbërrin në Tiranë, pritet me brohorima nga fansat (VIDEO)
- 10:13 Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen
- 10:08 Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim