Vettingu i politikanëve, këshilltari ligjor në PD: Të krijohet një sektor i posaçëm pranë SPAK
Këshilltari ligjor i grupit të PD-së, Marash Logu u shpreh në emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se demokratët propozojnë që Vettingu i politikanëve të përfshijë presidentin, kryetarin e parlamentit, ministrat, deputetët dhe kryetarët e bashkive.
Sa i përket organeve që mund të kryejnë këtë proces, z. Logu tha se duhet të krijohen mekanizma që të kenë edhe besimin e publikut dhe politikanëve. Ai nënvizoi se pranë SPAK duhet të krijohet një sektori i posaçëm që të ndjekë Vettingun e politikanëve.
“Ne nuk kemi menduar që të krijojmë institucione të reja për të zgjeruar numrin e organeve në vend, pasi mendojmë se janë të mjaftueshme dhe të bollshme. Por, kemi menduar që pranë SPAK të krijohet një sektori i posaçëm që do të ndjekë Vettingun e politikanëve, i cili në përbërjen e tij do të ketë 6 prokurorë”, u shpreh ai, teksa shtoi se këta prokurorë do të zgjidhen me short për një mandat 3-vjeçar.
Z. Logu shtoi se do të ngrihet edhe një Komision i Posaçëm Parlamentar që nuk do të ketë fuqi vendimmarrëse, por do ketë vetëm funksione monitoruese dhe rekomanduese.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 16:37 Iraku cakton 30 shtatorin si afat për grupet pro-iraniane që të çarmatosen
- 16:29 Holanda: Rusia pas përfundimit të luftës në Ukrainë, mund të sulmojë NATO-n
- 16:27 Evropa nën pushtetin e të nxehtit, automjetet e policisë hedhin ujë mbi qytetarët në Gjermani
- 16:26 Pas 4 muajsh nga fillimi i luftës, një aeroplan fluturon nga Irani në Emiratet e Bashkuara Arabe
- 16:21 Sot dita e 30-të e protestës në Tiranë, policia procedon penalisht 31 protestues
- 16:20 Enzo Maresca, pasardhës i Pep Guardiolës te Manchester City