Vëzhgim i Euronews Albania| Qytetarët të pasigurt kur përdorin ashensorin

17 Maj 2022 | 08:14

Bllokimi në ashensor i pacientes dhe punonjësit në QSUT, ka kthyer në vëmendje rrezikun qe vjen prej tyre. Gazetarja e “Mirëmëngjes” Xhensila Nako ka qenë në një prej lagjeve të Tiranës dhe ka biseduar me qytetarë dhe administratorë pallatesh.

Banorët e një pallati në zonën e Astirit thonë se janë të pasigurt nëse ashensori do të funksionojë apo jo, por janë të detyruar ta përdorin.

Në bisedën me gazetaren e Euronews Albania ata u shprehën se paguajnë rregullisht për mirëmbajtjen e ashensorit, por nuk kanë informacion nëse bëhen apo jo kontrolle.

Banorët na thonë se janë ndeshur me episode kur ashensorët nuk kanë funksionuar siç duhet.

Një prej administratorëve të pallateve në zonën e Astirit u shpreh se ka hasur probleme me ashensorin, por sipas tij brenda 5 ditësh e kanë rregulluar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026