VIDEO| 40-vjeçari dhunon rojen e moshuar të shkollës, Policia e heton të lirë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 40-vjeçar ka dhunuar me grushta rojën e moshuar (70 vjeç) të një shkolle 9-vjeçare në sy të nxënësve.
Nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, duket se dhuna e ushtruar ndaj 70-vjeçarit ka qenë tejet brutale dhe e pajustifikuar, ndërkohë që Policia e ka hetuar autorin në gjendje të lirë.
Njoftimi i Policisë:
DVP Elbasan-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi mesditën e djeshme, ka kallëzuar një shtetas 70 vjeç, se gjatë punës si roje e një shkolle 9-vjeçare, shtetasi D. K., për motive të dobëta, e ka goditur me shuplakë, në fytyrë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
- Nga dhuna ndaj nënës, te sherri me thikë dhe mjete të forta, çfarë ndodhi në Korçë
- Thirrje për rezistencë me dhunë ndaj policisë, tjetër organizatë në veri të Kosovës
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë