VIDEO/ Arrestohet nga RENEA një nga personat që dhunuan gardianin e burgut të Fierit

6 Shtator 2025 | 10:36

Një nga autorët e dyshuar për dhunimin e një punonjësi të burgut të Fierit është vënë në pranga nga forcat speciale RENEA, në kuadër të një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Fierit.

Në njoftimin zyrtar thuhet se është arrestuar shtetasi Eldi Nure, 38 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më 11 mars 2025, ku një punonjës i IEVP Fier u godit me grushte për shkak të detyrës.

Sipas hetimeve, Nure ka vepruar në bashkëpunim me shtetasit Marteos Pasho i cili është arrestuar në qershor, A. M. dhe E. R., ku këta dy të fundit vijojnë të jenë në kërkim.

Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë ngjarje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

“Në vijim të kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara në rrugë policore, me qëllim ndalimin e shtetasve të implikuar në rastin e datës 11.03.2025, kur u godit me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës i IEVP Fier, shërbimet e Policisë së Fierit në bashkëpunim me forcat e Njësisë Speciale Renea, kapën dhe ndaluan një prej autorëve të dyshuar, shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Fier.

Në muajin mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit M. P., A. M., dhe E. R., ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier ndërkohë po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026