VIDEO/ Banorët e Belshit në alarm nga gropat karstike: Ndihemi të pasigurtë
Një gropë tjetër karstike është shfaqur prej disa ditësh në qytetin e Belshit, duke rikthyer shqetësimin e hershëm në zonën e Dumresë, e njohur për formacionet karstike që ndër vite kanë krijuar rreth 84 liqene.
Gropa ka një diametër rreth 7 metra dhe thellësi mbi 12 metra, duke shkaktuar frikë te banorët, të cilët thonë se hapësira po zgjerohet dita-ditës dhe po i afrohet rrezikshëm banesave.
Sipas banorëve, situata ka përkeqësuar ndjesinë e pasigurisë dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga autoritetet për të shmangur pasoja të mundshme. Fenomeni po avancon me shpejtësi dhe rreziku sa vjen e shtohet.
Ndërkohë, autoritetet vendore kanë apeluar banorët të qëndrojnë larg gropës, veçanërisht fëmijëve, të cilët rrezikojnë më shumë për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit ndaj pasojave. Frika është e ndjeshme jo vetëm në një familje, por edhe në të paktën 4-5 banesa që ndodhen pranë formacionit karstik.
Fenomenet karstike nuk janë të reja për Belshin. Në qershor të këtij viti, një gropë tjetër u hap në fshatin Dëshiran, ndërsa në maj të vitit 2022, një rast i ngjashëm u shënua në fshatin Çestije, po ashtu pranë banesave.

LEXONI GJITHASHTU:
Një gropë karstike 7-metra shfaqet pranë banesave në Belsh, banorët të shqetësuar
VIDEO/ Një gropë karstike 12 m është shfaqur në Belsh, banorët sërisht të frikësuar
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 18:45 Zbardhet agjenda e Shqipërisë në Konferencën Ndërqeveritare në Bruksel për mbylljen e grupkapitujve, Rama kryeson delegacionin
- 18:37 Kryenegociatori iranian paralajmëron SHBA-në: Mbajeni fjalën ose paguani çmimin
- 18:36 Sulme të reja në Gaza, pesë viktima mes tyre edhe një vajzë 9-vjeçare
- 18:07 Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
- 17:54 Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë
- 16:50 Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan