VIDEO/ Banorët e Laçit hapin dyert e banesave për turqit: I presim në shtëpitë tona
Kamera e Euronews ishte këtë të mërkurë në qytetin e Laçit, ku mori disa përjetime të qytetarëve në lidhje me tërmetin shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Gazetarja Ortenca Budlla tha se qytetarët u shprehën të gatshëm për të mbajtur në banesat e tyre shtetas turq të prekur nga tërmeti. Kjo sipas tyre ishte në shenjë falenderimi për financimin e projektit të rindërtimit në qytet nga qeveria turke.
Duke qenë se një eksperiencë të tillë e përjetuan vetë pak kohë më parë, qytetarët u shfaqën të prekur dhe u shprehën se Shqipëria duhet të ndihmojë sa të mundet popullin turk.
“Na u rikujtuan momentet e tërmetit, se dhe ne i kemi përjetuar vetë. Jemi të prekur se është një fatkeqësi shumë e rëndë që i ndodhi popullit turk. T’i ndihmojmë sa të mundemi”, tha një qytetar.
Qytetarët i shprehën ngushëllime të gjithë shtetasve turq dhe sirianë që humbën familjarët e tyre.
“Në 2019 që ishte një tërmet afërsisht i njëjtë, por me përmasa më shkatërruese në Turqi.
I jam mirënjohës presidentit Erdogan për “Rindërtimin”, i shpreh ngushëllime të gjitha familjeve që kanë humbur të afërmit. Dhe po të qe mundësia aq sa të jetë e mundur t’i ndihmojmë”, tha një tjetër qytetar.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës
“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset
Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit