VIDEO| Broja shënon gol pas 359 ditësh, largohet duke çaluar: Nuk u dëmtova, por…
Chelsea ka regjistruar fitoren e dytë në kampionat, ndërsa mposhti të hënën në mbrëmje Fulhamin, në përballjen e luajtur në transfertë. Blutë shënuan dy gola, me Mudryik dhe Brojën me këtë të fundit që më pas u largua nga fusha i dëmtuar.
Armando Broja është rikthyer tek goli pas plot 359 ditësh, ndërsa ndeshjen e nisi si titullar. 22-vjeçari zhvilloi një ndeshje pozitive, ndërsa ishte ndër lojtarët më të vlerësuar në kampin e Pochettinos. Në minutën e 19’ një top i cili nuk u largua diç duhet nga mbrojtësi Ream gjen këmbën e Brojës dhe më pas devijohet në rrjetën e Fulham, ndërsa autorësinë e merr bomberi shqiptar. Në pjesën e dytë, sulmuesi u largua për t’i lënë vendin veteranit Sterling, ndërsa ecte duke çaluar, por gjithçka u konfirmua prej tij në fund të ndeshjes, nëse kemi të bëjmë me një dëmtim apo thjesht lodhje.
“Goli? Është diçka fantastike. Si sulmues, unë dua të shënoj gjithmonë, në skena të mëdha dhe në momente të mëdha. Një ndjenjë e pabesueshme të shënosh gol në një derbi. Ishte fantastike të merrnim tre pikët. Unë jam këtu për të luajtur për skuadrën, për të ndihmuar shokët dhe për të shënuar sa herë që të më jepet mundësia. Dëmtimi? Nuk ishte dëmtim, por lodhje dhe kërkova zëvendësim. Nuk i kam ende 90 minuta në këmbë”, tha Broja në përfundim të ndeshjes.
Ndeshja e radhës për Chelsean është ajo ndaj Burnleyt ku do të shihet më mirë edhe gjendja e Brojës, nëse do të jetë pjesë e sfidës apo jo.
Fulham FC 0-2 Chelsea FC
GOAL (19′)
⚽️ Armando Broja 🇦🇱pic.twitter.com/1IVDajrAT2— Guss (@CFCGuss) October 3, 2023
LEXONI GJITHASHTU:
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 15:55 Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 15:34 “Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje