VIDEO| Dëshmia e shitëses: S’e njihja, donte të më çonte në magazinë të abuzonte
Euronews Albania ka mundur të sigurojë dosjen e plotë në ngarkim të shtetasit Marash Gjoklajn, i cili u arrestua gjatë fundjavës në Tiranë, pasi tentoi të abuzonte seksualisht me një shitëse në një dyqan robash.
Në dëshminë e dhënë në polici, shitësja 19-vjeçare thotë se nuk e njihte personin në fjalë dhe nuk e kishte parë kurrë. Sipas saj ai është futur në ambientet e dyqanit të rrobave dy herë.
Herën e parë e ka ngacmuar me fjalë, ndërsa herën e dytë ka tentuar të abuzojë seksualisht. Shitësja pohon se Gjoklaj u afrua te banaku dhe me fjalë fyese, e kapi nga dora dhe tentoi ta fuste në magazinë, duke e goditur.
Pasi janë përleshur shitësja ka mundur të dalë në rrugë dhe të kërkojë ndihmë nga kalimtarët.
Euronews Albania ka mundur të sigurojë dhe një sekuaencë nga kamerat e dyqanit.
Pjesë nga dosja mbi dëshminë e shitëses:
Rreth orës 20:45 ai ka shkuar përsëri te dyqani dhe ka shkuar direkt te banaku ku qëndronte shitësja.
I është afruar dhe i ka thënë fjalët: Do ta provosh pak k*** dhe më pas i ka kapur flokët, duke i bllokuar gojën dhe ka tentuar ta fus te pjesa tjetër e banakut, ku është magazina. Në këto kushte ajo ka kundërshtuar dhe është përleshur me shtetasin në fjalë, ku ai më pas e ka dëmtuar te pjesa e duarve, tek kyçi i djathtë si dhe e ka goditur tek pjesa e syrit të djathtë, duke i shkaktuar një hematomë dhe skuqje kësaj shtetaseje
Pas kësaj ngjarje ajo ka arritur të dalë jashte dyqanit dhe të kërkojë ndihmë në rrugë, ndërsa ai është larguar për në dreitim të vendit të quajtur Selvia pa nxituar dhe pa asnjë problem.
Në deklarimin e sajë kjo shtetase shton se ajo nuk e nieh këtë person dhe nuk e ka parë kurrë si dhe kishte shenjë karakteristike pasi kishte një dëmtim tek pjesa e kokës mbrapa. Pjesa prapa kokës qe dukej si plagë e qepur.
Para togave të zeza 27-vjeçari deklaroi këtë të hënë se nuk i ka kryer veprimet për të cilat akuzohet. Policia thotë se Gjoklaj ka qenë i dënuar më parë me 4 vite burg për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe aktualisht gëzonte lirinë me kusht.
Mbeten ende të paqarta argumentet e gjykatës se mbi çfarë baze i ka dhënë të riut lirinë, pavarësisht dënimit për një vepër të rëndë penale.
Gjykata e Tiranës caktoi këtë të hënë masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës