VIDEO/ Digjet automjeti i parkuar në Korçë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Një automjet tip BMW X5, i parkuar në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.
Mjeti me targa AB262AC është në pronësi të shtetasit me iniciale S.G.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës, ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.
Njoftimi zyrtar i policisë:
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit S.G.. Si pasojë, automjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë