VIDEO| ‘Duhet të më kishe gjetur vetë jo me spiunë’, Rama surprizon Kurtin në Berlin
Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të premte në Berlin me homologun e tij, Albin Kurti.
Momenti i takimit ka shkaktuar të qeshura pasi Rama i është afruar Kurtit dhe i ka mbyllur sytë më duar ku ka kërkuar që ta gjejë se kush ishte.
Në këtë moment Kurti nuk ka reaguar por është ndihmuar nga një prej bashkëbiseduesve.
Kryeministri Rama dëgjohet t’i thotë Kurtit se duhet ta kishte gjetur vetë dhe jo me spiunë.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin ku ndodhet edhe kryeministri Albin Kurti.
I organizuar me mbështetjen e SPD-së gjermane, ky kongres do të mirëpresë krerë të shteteve dhe qeverive, komisionerë evropianë, udhëheqës të partive dhe përfaqësues të tjerë, njoftojnë nga zyra e kryeministrit.
Bëhet e ditur se me moton “Me guxim për Evropën” do të diskutohet për politikat për të adresuar ndryshimet e thella në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga COVID, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale.
Disa ditë më parë, qarkulloi në media një e-mail ku pretendohet se Partia Socialiste Europiane, i ka ndaluar Ilir Metës pjesëmarrjen në kongresin që pritet të zhvillohet në Berlin në mes të muajit tetor.
Ky lajm është mohuar nga ish-presidenti, ku nuk kanë munguar edhe akuzat ndaj qeverisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun