VIDEO ekskluzive nga pallati ku mbahej peng, Policia liron shqiptarin nga Kosova
12 Dhjetor 2025 |
09:43
Euronews Albania ka siguruar pamjet nga pallati brenda të cilit kishte disa ditë që mbahej peng një shtetas nga Kosova.
Pallati 7-katësh ndodhet pranë “Rrugës së Re” në Vlorë, ndërsa dyshohet se 3 persona e mbanin peng 39-vjeçarin Fisnik Xhaka në një apartament në katin e 7-të.
Në zonë ka edhe kamera sigurie të bizneseve përreth, të cilat do të jenë ndihmëse për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Kujtojmë që të enjten, policia e Vlorës ndërhyri në këtë pallat dhe liroi pengun, pas një sinjalizimi nga motra e tij e cila jeton në Suedi.
Dyshohet se 4 personat që e kanë rrëmbyer janë nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe i kërkonin personit 70 mijë euro burime thonë se gjatë kësaj kohe ata kanë ushtruar dhe dhunë ndaj tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta