VIDEO/ Goditet grupi i shpërndarjes së kokainës në Berat, 4 të arrestuar

21 Prill 2026 | 11:40

Katër persona janë arrestua nga Policia e Beratit në operacionin antidrogë të koduar “Prova”, pas një hetimi 6-mujor të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij qyteti.

Operacioni ka goditur një grup kriminal të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike të forta, kryesisht kokainë, në doza të vogla në qytetin e Beratit.

Në kuadër të aksionit janë arrestuar tre shtetas: S. S., 46 vjeç, A. A., 30 vjeç dhe T. B., 38 vjeç, ndërsa për një tjetër anëtar të grupit, K. S., 18 vjeç, është ekzekutuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, të gjithë banues në lagjen “Çlirim”.

Sipas hetimeve, gjatë periudhës 6-mujore është provuar se të arrestuarit siguronin dhe shpërndanin kokainë në zona të ndryshme të qytetit. Lënda narkotike paketohej në doza të gatshme për shitje.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesa dhe në automjetin e një prej të dyshuarve, policia ka sekuestruar sasi kokaine të ndarë në dhjetëra doza, 7 celularë dhe 1 automjet.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Beratit për vijimin e veprimeve ligjore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve

Ditën e sotme, në qytetin e Sarandës policia ka gjetur një motor të braktisur buzë detit, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit...
18:01 | 18/07/2026

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit

Tava e Elbasanit mbetet një nga simbolet më të forta të identitetit të qytetit. Në Festën e Tavës, të organizuar në qendër të Elbasanit, qindra...
17:35 | 18/07/2026