VIDEO/ Huliganët serbë qëllohen me karrige me tifozët anglezë, përfshihen shqiptarët
Vetëm pak orë përpara ndeshjes hapëse të Anglisë kundër Serbisë, një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes tifozëve të cilët do të ndjekin ndeshjet e Euro 2024.
Në sherr janë përfshirë tifozë britanik, serbë dhe shqiptarë, mendohet se sherri ka nisur mes këtyre të fundit, ndërsa mediat britanike raportojnë se disa britanikë janë në mesin e të lënduarve.
Nga sherri i përgjakshëm me grushte janë arrestuar të paktën 6 persona.
Policia shtoi se ishte shumë herët për të konfirmuar kombësinë e personave të përfshirë, por tha se qetësia ishte rivendosur.
Oficerët hynë pak pasi shpërtheu sherri mes tifozëve jashtë një lokali restoranti pak pas orës 15:30. Sipas Daily Mail kanë qenë tifozët shqiptarë ata që kanë nisur sulmin fillestar, duke rrethuar një cep dhe duke hedhur shishe, karrige dhe tavolina.
Kjo ngjarje vjen përpara ndeshjes hapëse të Tre Luanëve kundër Serbisë, e cila do të fillojë në orën 20:00 sonte.
Një tifoz anglez besohet se ka pësuar një plagë në kokë në përleshje, me një tjetër të plagosur, por mbështetësit e Tre Luanëve mendohet se nuk kanë qenë të përfshirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë