VIDEO| I grabiti çantën qytetares në Vlorë, arrestohet 40-vjeçari

11 Maj 2023 | 15:41

Një 40-vjeçar i cili i vodhi me dhunë çantën një qytetareje në Vlorë është arrestuar.

Policia ka dokumentuar dhe 7 vjedhje të tjera të kryera nga i njëjti shtetas.

Vjedhja e çantës është kryer më 10 maj dhe në po të njëjtën datë, 40-vjeçari ka vjedhur produkte të ndryshme në një lokal në lagjen “1 Maji”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa ngjarjeve të tjera në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, konkretisht:

1.Më datë 18.04.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se ka vjedhur disa dritare të një objekti;

2.Më datë 13.03.2023, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në një magazinë;

  1. Më datë 26.02.2023, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë një market;
  2. Më datë 23.02.2023, në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektroshtëpiake, në një banesë;
  3. Më datë 14.02.2023, në lagjen “Lef Sallata”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një dyqan;
  4. Më datë 21.01.2023, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se ka vjedhur aparatin celular të një shtetasi.

Policia njofton se puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, vijon.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026