VIDEO/ Lëvizte me pistoletë me vete, momenti kur kapet 32-vjeçari në Kavajë

26 Prill 2026 | 11:44

Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kavajës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur me armë zjarri pa leje.

Gjatë kontrollit fizik, në çantën e shtetasit F. Rr, policia gjeti një pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan menjëherë si prova materiale.

Ngjarja u finalizua si rezultat i operacionit policor të koduar “Fast” pas informacioneve të siguruara në rrugë operative ndërsa 32-vjeçari u lokalizua dhe u kap duke lëvizur në këmbë në lagjen nr. 2 të Kavajës. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, u konstatua se posedonte një armë zjarri pistoletë me fishekë, pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale, 32-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026