Betohet qeveria Rama 4, mbahet ceremonia në Presidencë
Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar Rama 4 u betuan të premten në Presidencë, një ditë pasi u votëbesuan në Parlament vetëm me votat e mazhorancës.
Ceremonia nisi në ambientet e Presidencës në orën 10:00 me nderimin e himnit kombëtar.
I pari u betua, me dorën mbi kushtetutë, kryeministri Edi Rama. Pas tij zv.kryeministrja Belinda Balluku, ministrja e Jashtme Elisa Spiropali dhe me radhë të 16 ministrat e rinj të kabinetit Rama në mandatin e katërt qeverisës të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Pas betimit ministrat do të shkojnë në këmbë në Kryeministri ku do kenë mbledhjen e parë të qeverisë.
Ministrat e kabinetit Rama 4
Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;
Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Petrit Malaj Ministër i Financave;
Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;
Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;
Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;
Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;
Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona