VIDEO live duke u ndjekur nga policia, arrestohet i riu që sfidoi efektivët në Korçë

19 Shtator 2025 | 20:10

Ky është 27-vjeçari Konstandin Dramolli i cili shfaqet në një video, ndërsa ndiqet nga forcat e policisë së Korçës.

Sirenat e policisë dëgjohen në sfond, ndërsa efektivët i bëjnë thirrje me megafon që të ndalojë mjetin.

Por ai nuk i bindet urdhrave, ndez telefonin dhe fillon një transmetim live në momentet kur është në ndjekje nga policia.

Dramolli nga Korça u bë i njohur për sulmin ndaj fasadës së Bashkisë së Korçës ndërsa më parë ka qenë dhe një futbollist profesionist i ekipit të Skënderbeut.

Në njoftimin për mediat, policia bën me dije se ai është arrestuar në flagrancë, pasi në aksin “Qafë Plloçë–Qukës” nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore për të ndaluar automjetin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një vatër zjarri sapo është bërë aktive në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës. Nga sa shihet, brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë...
16:50 | 21/07/2026

SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, ndaj 9 të pandehurve, të cilët janë hetuar në mungesë, pasi masat...
16:42 | 21/07/2026