Rama me Macron: Bashkëpunimi me Francën vlerë e shtuar në negociatat me BE
Kryeministri Edi Rama priti mëngjesin e kësaj të shtune në kryeministri presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Pas takimit të përbashkët liderët dolën në konferencën zyrtare për shtyp ku kryeministri Rama tha se është një nder i veçantë, por edhe një ndjesi e jashtëzakonshme mbarësie, që në një kohë kaq të shkurtër Presidenti i Francës riviziton Shqipërinë dhe qëndron për një tjetër vizitë bilaterale.
“Kjo na jep shumë krenari, por edhe shumë mirënjohje për këtë shtysë të fortë nga ana e Presidentit dhe Republikës së Francës në marrëdhëniet me Shqipërinë, të cilat kanë hyrë në një fazë të re dhe të panjohur më parë.Kemi bërë këtë herë një bilanc të punëve të realizuara pas vizitës së parë historike të Presidentit – që ishte i pari Kryetar Shteti i Francës që viziton Shqipërinë – dhe kemi vijuar me nënshkrimin e marrëveshjeve të reja për të thelluar bashkëpunimin në fushat e përcaktuara edhe në marrëveshjen kuadër mes dy qeverive”, tha Rama.
“Kemi diskutuar gjithashtu për mbetjet, dhe në këtë drejtim po punojmë për të zhvilluar një plan të përgjithshëm, që bazohet jo vetëm në strategjinë që kemi, por edhe në hapa konkretë pune. Ky është një kapitull shumë i rëndësishëm në negociatat me BE-në, dhe ka ende shumë për të bërë. Bashkëpunimi me ekselencën franceze do të jetë një vlerë e shtuar në këtë proces. Diskutuam gjithashtu mundësinë e përfshirjes së Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, dhe do të shqyrtojmë më tej si mund të realizohet ky bashkëpunim. Në fund, më vjen mirë që, krahas këtyre projekteve, mund të shohim përparimin e një iniciative të vogël por të rëndësishme: transformimin e ish-shtëpisë së diktatorit Hoxha në një qendër kulturore, që ka filluar të funksionojë, duke u shndërruar në një hapësirë për rezidenca artistësh shqiptarë dhe të huaj”, tha kryeministri Rama.
Presidenti Macron ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare më 17 maj, pas pjesëmarrjes së tij një ditë më parë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, të mbajtur në Tiranë.
Kjo është vizita e tij e dytë në vendin tonë brenda një periudhe të shkurtër kohe, por e para që e shoqëron edhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet