VIDEO| Mbahet seanca paraprake për Berishën, rikthehet avokati Sokol Mëngjesi
Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet këtë të enjte seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Maltezi dhe tre të pandehurit e tjerë të dosjes “Partizani”.
Seanca ka nisur në orën 12:00, ku gjykatësja Flojera Davidhi do të marrë vendimin mbi fatin e çështjes dhe gjykimin e të pandehurve.
Në ambientet e gjykatës kanë mbërritur avokatët e Berishës, ndërsa vëmendjen e mori rikthimi i avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u plagos rëndë në një sulm të mëparshëm.
Siç shihet dhe nga një video e siguruar nga Euronews Albania, avokati Mëngjesi pritet me përqafime në dyert e Gjykatës së Posaçme.
Gjatë seancës, prokuroria do të paraqesë provat dhe argumentet që mbështesin akuzat ndaj Berishës, të cilat përfshijnë abuzimin me pushtetin dhe korrupsionin gjatë kohës që ai ishte në krye të qeverisë. Avokatët e Berishës, në anën tjetër, kanë kundërshtuar akuzat, duke theksuar se ato janë të motivuara politikisht dhe nuk kanë bazë të fortë ligjore.
Pritet që sot GJKKO të marrë vendimin për kalimin në gjykim ose jo të çështjes gjyqësore ndaj ish-kryeministrit.
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 07:59 Situata e zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë, evakuohen mbi 220 mijë persona
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit