VIDEO/ Me shpejtësi ‘skëterrë’, publikohet momenti kur Audi A8 fluturon në mbikalim

Audi A8 fluturon në mbikalim
11 Mars 2023 | 13:16

Euronews Albania ka siguruar një tjetër video, nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në rrethrrotullimin e Saukut, në afërsi të TEG-ut.

Pamjet janë të një këndi tjetër dhe tregojnë që Audi-n A8 vjen me një shpejtësi “skëterrë”, nga rruga që të çon në Sauk, drejt rrethrrotullimit te TEG-u.

Për shkak të shpejtësisë së lartë, i riu nuk ka marrë kthesën në rrethrrotullim, por ka vazhduar drejt duke çarë barrierat dhe duke përfunduar në autostradë.

Gjatë rënies në autostradë, e cila ndodhet poshtë rrethrrotullimit, “Audi A8” ka goditur dhe një automjet tjetër tip “Hunday”.

Nga aksidenti, humbën jetën Klevis Ruçaj, 20 vjeç dhe dy vazjat që ishin pasagjere, Erisilda Abedini 22 vjeçe si dhe Sikela Perroj 23 vjeçe.

Nga kqyrja e regjistrit të gjobave, rezulton se 20-vjeçari i cili është pajisur me patentë në vitin 2021, ka një sërë shkeljesh rrugore për shpejtësi dhe për përdorim të telefonit gjatë dejtimit të mjetit, si dhe gara në rrugë të qendrave urbane.

Drejtuesi i automjetit me targë AB 008 MJ, shtetasi me iniciale K. R, vjeç i pajisur me leje drejtimi të kategorise “B”, prej 1 viti, rezulton se është ndëshkuar nga shërbimet e policisë rrugore 5 here për shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, më konkretisht:

Në datën 06.09.2022, për parakalim të gabuar.

Në datën 07.09.2022, për shkelje të sinjalizimit rrugor.

Në datën 15.11.2022, për mos rregullim shpejtesie në qendrat e banuara (garë shpejtësie).

Në datën 09.12.2022, për përdorim celulari.

Në datën 27.01.2023, për shkelje të sinjalizimit rrugor dhe i pa pajisur me siguracionin e detyrueshëm të mjetit motorrik.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026