VIDEO| “Më tha shefi i madh”, plas “huri” për pronat te Kepi i Rodonit

1 Nëntor 2023 | 22:02

Ana Shtjefni administratorja e kompanisë që ka kontratë qiramarrje me provincën françeskane në Kepin e Rodonit tha në “Now me Erla Mëhillin” se disa persona kanë shkuar në pronën e marrë me qira prej tyre duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke e kanosur atë me jetë.

Ajo ka vënë në dispozicion një video kur i ka kërkuar llogari rojës ndërsa ky i fundit i thotë se “shefi i madh” pa specifikuar se kush i ka kërkuar të ruajë territorin dhe të nxjerrë kuajt jashtë.

Konflikti çoi në pranga 8 persona mes të cilëve dhe ish-deputetin, Mark Frroku, të cilët pritet të dalin të mërkurën para gjykatës së Durrësit për caktimin e masës së sigurisë.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat e “Plagosjes së rëndë me dashje”, “ Vetëgjyqësia”, “Kanosja”, “Moskallzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Ky konflikt është i hershëm dhe të dyja palët pretendojnë se zotërojnë certifikatë pronësie.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026