VIDEO/ Milan përmbys Torinon dhe ngjitet në krye të Serisë A

9 Dhjetor 2025 | 15:05

Një ndeshje e jashtëzakonshme ka qenë ajo e fillimjavës në kampionatin italian, ku Torino u përball në shtëpi me Milanin, me kuqezinjtë që morën një fitore të rëndësishme sa i përket garës për titull.

Një duel që i kishte të gjitha, por në fund ishin milanezët të cilët festuan një fitore vërtet të veçantë, me trajnerin Allegri që e ndoqi ekipin nga tribuna.

Torinezët e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme, duke gjetur avantazhin me Vlasic. Në minutën e 17-të dyfishuan me të përhershmin Zapata dhe dhanë idenë se do të ishin 3 pikë të lehta përballë 7 herë fituesve të Champions League.

Në fakt, ndodhi krejt e kundërta, pasi Milan bëri një superpërmbysje. Fillimisht një eurogol i mesfushorit Rabiot pas një goditjeje nga distanca, që e mbylli pjesën e parë në disavantazh 2-1.

Pulisic mbetet lojtari më në formë i Milanit, heroi i ballafaqimit me torinezët, pasi ishte amerikani që realizoi një dygolësh në pjesën e dytë për të vulosur fitoren 2-3 dhe për t’i dhënë skuadrës së tij 3 pikët e radhës.

31 në total, dhe Milan e sheh veten i pari, duke udhëhequr garën, por me pikë të barabarta me kampionët në fuqi, të cilët renditen të dytët, por me golaverazh më pozitiv.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait dhe paraardhësit të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar Shtetet e Bashkuara...
14:11 | 11/07/2026

Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit

Më shumë se 1 mijë banorë në zonën e Mokrës, në Pogradec, kanë mbetur pa ujë të pijshëm prej disa ditësh. Problemi ka prekur 8...
14:04 | 11/07/2026

Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një monitorim të tregut të shitjes me pakicë të produkteve të shportës, pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të ngritura...
13:54 | 11/07/2026