Video| Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç i këndon “Osman Agën” Erdogan

14 Tetor 2024 | 11:50

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, ka bërë përsëri bujë në rrjetet sociale pasi për herë të dytë i ka kënduar këngën “Osman Aga” presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës së këtij të fundit në Serbi.

Në një video që është bërë virale, Daçiç, ashtu si në vizitën e vitit 2017 të Erdogan në Serbi, rrëmbeu mikrofonin dhe nisi të këndonte turqisht në nder të Erdogan.

“Turqishtja ime nuk është perfekte”, tha Daçiç para se të merrte mikrofonin.

Ndërsa kjo traditë muzikore gjatë mikpritjes së Erdogan është kthyer në një ritual të zakonshëm, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Turqisë po forcohen gjithashtu në fushën e bashkëpunimit ushtarak.

Serbia dhe Turqia po bashkëpunojnë në fushën e industrisë së mbrojtjes, ndërsa tensionet me Kosovën mbeten të larta, sidomos pas raportimeve për dislokimin e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën.

Kënga e kënduar në 2017-ën:

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026