VIDEO: Ministrja e Arsimit, Besa Shahini: Në përfundim të mandatit do të largohem nga qeveria dhe Shqipëria
Besa Shahini, ministre e Arsimit që prej dhjetorit 2018, duket se nuk do të vazhdojë edhe për shumë gjatë të mbajë këtë post. Gjatë intervistës së dhënë për ‘Ilva Now’ në Euronews Albania, znj. Shahini deklaroi se ka marrë vendimin që të largohet nga Shqipëria në përfundim të këtij mandati qeverisës dhe se ajo nuk do të përfshihet në fushatë elektorale.
Pjesa e intervistës:
Tare: Çfarë ndjesie u jep të qenit në qendër të punës por dhe të diskutimeve për t’u largua nga qeveria?
Shahini: Mendoj se këto janë diskutime normale në një kohë kur jemi futur zyrtarisht në një vit parazgjedhor dhe këtu reflekton natyrisht të gjithë dëshirat, vullnetet, ambiciet brenda partisë dhe unë mendoj se kjo është shumë e shëndetshme pasi tregon se është një parti dinamike.
Tare: Pra mendon se dalin nga partia këto zëra për largimin tuaj?
Shahini: Dalin nga gjithë andej, është një diskutim që nuk ndodh vetëm në Partinë Socialiste por ndodh te të gjitha partitë, për shkak se jemi duke qeverisur dhe vendimet kanë implikime për të gjithë periudhën e mëtejshme.
Tare: A është e vërtetë se mund të ketë një largim tuajin?
Shahini: Dy gjëra janë të rëndësishme të ceken në këtë pikë. Unë tashmë kam njoftuar dehe kryeministrin Rama që kam marrë një vendim dhe nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati, rrjedhimisht nuk do të përfshihem në zgjedhje. Ishte një vendim i vështirë pasi mua realisht më pëlqen edhe angazhimi polik dhe e adhuroj Shqipërinë.
Tare: Mund ta di pse e keni marrë këtë vendim?
Shahini: Jeta ime është pakëz e paqëndrueshme në Shqipëri, duke marrë parasysh që e gjithë familja jeton në Kosovë. Dhe ne përkundër gjithë afrimit që kemi bërë mes Kosovës dhe Shqipërisë prap jemi dy shtete të ndara. Në këto momente kur ka probleme sikur këto që jemi ballafaquar në Shqipëri, prap se prap e sheh se nëse jeton me familjen larg, në dy vende të ndryshme është pak e vështirë të mirëmbahet gjithë kjo pjesë e punës, që është një ngarkesë e madhe. Por, unë natyrisht i kam thënë kryeministrit Rama që jam në dispozicion që të shërbej për aq kohë sa ende jam duke sjellë vlerë në ndërtimin e politikave arsimore dhe në zbatimin e tyre në qeveri.
Tare: Pra, nuk do të përfshiheni në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit?
Shahini: Nuk e shoh përse duhet të përfshihen përderisa nuk do të vazhdoj përtej këtij mandati, kështu që përgjigja për këtë pyetje është jo. Por mendoj se është përgjigjja dhe në pyetjen e parë, që nëse do të ketë ndryshime në qeveri dhe këtë e ka dhënë kryeministri javën e kaluar kur publikisht tha se në afat të shkurtër nuk do të ketë ndryshime. Kjo nuk e përjashton…
Tare: Sa i shkurt është ky afat i shkurtër?
Shahini: Ky është një vendim që i takon kryeministrit Rama. Unë thash gjërat që di dhe vendimet që kam marrë unë dhe po shpresoj që tani të fokusohemi në fillimin e vitit shkollor dhe për përgatitemi për të gjithë këtë periudhë që do të jetë goxha e vështirë për mësuesit, nxënësit, prindërit, të gjithë.
Tare: Besoj se do të vini sërish në studio për të folur për eksperiencën tuaj në qeverinë “Rama”?
Shahini: Me shumë dëshirë!
Tare: Faleminderit që ishit në Euronews Albania.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:16 Përplasje te Parlament, policia ndërhyn për të hapur rrugën nga protestuesit
- 12:08 LIVE| Përplasje të ashpra te Parlamenti, protestuesit qëllojnë me vezë makinën e ministres (VIDEO)
- 11:58 Bardhi kërkoi të anulohet koncerti i Kanye West, Gonxhe: Ti merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë
- 11:53 Tensione para Parlamenti, protestuesit përplasen me policinë (VIDEO)
- 11:36 Balla debat me Bardhin: Shpreson se kjo protestë do të heqë qafe Saliun
- 11:33 Tensione para Parlamentit, protestuesit vendosin koshin e plehrave në hyrje të Kuvendit