VIDEO/ Momenti kur i paraburgosuri Altin Ndoci mbërrin në spitalin e Durrësit

14 Janar 2026 | 07:15

Këto janë momentet kur i paraburgosuri Altin Ndoci sillet me ambulancë nga burgu i Durrësit në spitalin e këtij qyteti. Nga pamjet shihet se ambulanca ndalon para spitalit, ku fillimisht zbret një efektiv i policisë, më pas kolegu i tij, pas tyre Altin Ndoci dhe më mbrapa tre policë të tjerë.

Nga pamjet, policët nuk e shoqërojnë për krahu Ndocin, por e lënë në ecje të lirshme.

Kujtojmë se i paraburgosuri Altin Ndoci u arratis të martën nga spitali i Durrësit, pasi në ambientet e brendshme të tij shtyu dhe goditi dy policë që po e ruanin dhe doli jashtë, ku e priste një makinë me dy persona, me të cilën u largua.

Ndoci konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai akuzohet nga SPAK për vrasje, grup kriminal, etj. Ndoci është në gjykim si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë” për masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i Erion Alibejt, Endrit Alibejt, xhaxhai i tij Arben Dylgjeri, si dhe një shtetas turk.

Ai u arrestua në vitin 2020, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës, si dhe për pjesëmarrje në vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, po në Durrës, por më pas u shpall i pafajshëm nga gjykata.

https://streamable.com/upp9ja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026