VIDEO/ Nga Gjirokastra në Dibër, atmosfera e 28 Nëntorit në rrethe
Festat e 28 dhe 29 Nëntorit kanë bashkuar shqiptarët në të gjithë qytetet e vendit, të cilët kanë festuar nën ngjyrat e simboleve kombëtare dhe flamurit kuqezi.
Në Gjirokastër, atmosfera në qytet ka qenë disi e qetë, përveç organizimeve zyrtare dhe homazheve të zhvilluara në Memorialin e Rilindasve.
Në Elbasan, festimet e pavarësisë nisën në qendër të qytetit, në një atmosferë të gëzuar, ku ranë në sy fëmijët e veshur me simbolet kombëtare pranë Bandës Frymore dhe bustit të Aqif Pashë Elbasanit.
Edhe Durrësi zhvilloi disa aktivitete kulturore në kujtim të 113-vjetorit të pavarësisë, përfshirë ekspozita pikturash me motive kombëtare dhe koncertin e Bandës Frymore që përmbylli ditën e parë të festimeve. Megjithatë, shumë qytetarë durrsakë kanë zgjedhur të largohen nga qyteti bregdetar për të festuar jashtë vendit.
Në qarkun e Korçës, 113-vjetori u përkujtuar me aktivitete zyrtare, ndërsa veçanërisht spikatuan të rinjtë e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Ersekë, të cilët rikthyen në memorie figurat e shquara të luftës për liri dhe pavarësi.
Në Dibër, qyteti u zbukurua me simbolet kombëtare, megjithëse atmosfera mbeti e qetë.
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona