VIDEO| Pamje kur lokali i babait të Noizy-t në Durrës u përfshi nga flakët
Ky është momenti, kur lokali në pronësi të babait të reperit Rigels Rajku është përfshirë nga flakët.
Sikundër duket nga pamjet amatore të filmuara në orët e para të mëngjesit, por dhe nga foto e siguruar nga Euronews Albania, dëmet janë të konsiderueshme.
Gjithçka në bar-restorant është shkrumbuar prej zjarrit që paraprakisht dyshohet se nisi si pasojë e një shkëndije elektrike.
Policia ka marrë nën administrim kamerat e sigurisë së ambienteve të brendshme dhe po heton çdo pistë të mundshme, qoftë ajo e zjarrit aksidental, apo zjarrvënie e qëllimshme.
Kjo sepse muaj më parë një sasi e vogël tritoli iu vendos një biznesi në zonën e plazhit po ashtu në pronësi të Bashkim Rajkut, i ati i reperit të njohur me emrin e artit Noizy.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë


