VIDEO/ Pamje me dron, ja çfarë ka mbetur nga zjarri që përfshiu tregun te “5 Maji”

9 Janar 2026 | 11:17

Këto janë pamjet me dron të siguruara nga Euronews Albania, përmes operatorit Rasmel Daja, duke treguar gjithçka që ka mbetur nga zjarri i mbrëmjes së djeshme.

Siç duket edhe nga pamjet, gjithçka duket e shkatërruar dhe bëhet me dije se dëmet janë të konsiderueshme. Ende nuk është përllogaritur se sa është dëmi, por çdo gjë është djegur dhe ajo që ka mbetur janë vetëm inertet.

Ndërkaq, në terren vijon të jetë ende edhe perimetri i sigurisë, ku nuk lejohet të futet asnjë person, pavarësisht se ka pasur tentativa të shumta nga ana e tregtarëve për të hyrë dhe për të parë atë çfarë ka mbetur.

Nga pamjet duken edhe vatrat që vijojnë të jenë ende aktive, për faktin se materiali që ndodhet brenda këtij tregu e ka bërë të mundur që zjarri të riaktivizohet. Ende nuk është neutralizuar i gjithë zjarri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026