VIDEO/ Pit bulli sulmoi të voglin, dëshmia babait: Djali më buzëqeshi e mbylli sytë
Nuk ka fjalë për të përshkruar tragjedinë që përjetoi familja dhe i gjithë komuniteti lokal në Zakynthos, me vdekjen e një “engjëlli” dyvjeçar nga sulmi i një qeni.
Siç u bë e ditur, nëna me origjinë britanike dhe babai me origjinë shqiptare, të cilët jetojnë në Agios Leontis, Zakynthos, u arrestuan, siç kërkohet me ligj, ndërsa po shqyrtohet nëse ka pasur neglizhencë në kujdesin ndaj fëmijës dhe në menaxhimin e qenit.
“Vajza ime e vogël më thirri dhe unë vrapova shpejt, kjo është e gjitha që mbaj mend. Djali im i vogël iku”, tha babai për Alpha, me zërin që i dridhej.
Sipas informacioneve nga ERT, çifti, i cili ka edhe dy fëmijë të tjerë, ishte nisur për të blerë furnizime për shtëpinë, dhe kur u kthyen pak pas mesditës, djali i vogël i shpëtoi vëmendjes dhe shkoi drejt pemës ku ishte lidhur qeni, i cili e sulmoi duke i shkaktuar lëndime të rënda.
“Qeni ishte endacak; e kishim marrë sepse njerëzit në fshat shqetësoheshin se do t’i hante kafshët. E mora që të kishte një vend për të qëndruar, dhe më pas hëngri fëmijën tim. Fëmija më pa, më buzëqeshi dhe mbylli sytë”, shtoi babai.
Prindërit e çuan djalin në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos, ku mjekët luftuan për ta shpëtuar, por për fat të keq nuk ia dolën dot.

LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS