VIDEO/ Shpërndante armë dhe drogë me taksi, arrestohet në Tiranë ish-ushtaraku

8 Nëntor 2025 | 09:39

Një ish-ushtarak 46-vjeçar është arrestuar në Tiranë teksa drejtonte një taksi, brenda së cilës kishte 4 pistoleta dhe lëndë narkotike të fshehura në rrobat e tij.

Dyshohet që 46-vjeçari Altin Celami furnizonte grupe kriminale me armë zjarri, ndërsa përdorte taksinë e tij për të shmangur kontrollet policore.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 e arrestuan Celamin në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, ndërsa sipas policisë ai është i implikuar edhe më parë në aktivitete të tilla kriminale.

Policia e Tiranës njofton se, në sajë të operacionit “Gun Expert”, i ndjekur me metoda speciale hetimi, u bë e mundur sekuestrimi i 4 armëve zjarri (pistoleta), municion luftarak, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh.

Altin Celami ishte arrestuar edhe në vitin 2022 për të njëjtën vepër penale, kur në atë kohë punonte si ushtarak, ndërsa pas arrestimit u pezullua nga funksionet e tij.

Edhe në vitin 2022 ai u arrestua me akuzat se u siguronte armë grupeve të vrasësve me pagesë.

“Gjatë kontrollit fizik, të automjetit dhe të banesës së 46-vjeçarit A.C, iu gjetën 4 pistoleta me municion luftarak, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’u shiteshin grupeve kriminale, lëndë narkotike kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’,” njofton Policia e Tiranës.
Altin Celami
LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026