Video-skandali me Gjicin, Fehrati: Kush janë personat e tjerë që implikoi Alma Kaçi

8 Shkurt 2024 | 22:19

Gazetari Eni Ferhati i ftuar në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania , foli në lidhje me vendimin e Gjykatës së Tiranës që dënoi me 3 vite burg ish-kreun e Bashkisë së Kukësit Safet Gjici dhe me një vit burg Alma Kaçin, pas video skandalit duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e Bashkisë.

Ai tha se vendimi Gjykatës ishte i sforcuar, ndërsa shtoi se së fundmi Kaçi në deklarimet që ka dhënë implikon dhe persona të tjerë.

Sipas tij duhet të ishte hetuar dhe Abedin Oruçi, duke qenë se emri i tij është përmendur dhe në deklaratën e Gjicit por dhe të Kaçit.

“Vendi mi i Gjykatës më është dukur i sforcuar. Në deklarimet që ka dhënë Alma Kaçi implikon dhe persona të tjerë në këtë çështje, si Abedin Oruçi, por dhe personazhe të tjerë mediatik.

Ajo ka dhënë një deklarim që e rëndon më shumë këtë që e them unë, që nuk është bërë një hetim shterues. Duhet të ishte bërë një hetim më i thelluar. Dhe fakti që Abedin Oruçi  nuk po hetohet bazuar në deklaratën që ka dhënë dhe Safet Gjici ku ka thënë se kanë pasur konflikte”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026

Video e punonjësve të saj në Sarandë, reagon AMP: Janë pezulluar përkohësisht dhe ka nisur procedimi disiplinor

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, në të cilën pretendohet se janë të përfshirë disa punonjës...
21:37 | 09/07/2026

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

E ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si Neomalësorja, foli në lidhje me mesazhin e saj në rrjetet sociale...
21:28 | 09/07/2026